Flash News

KRYESORE

Lufta ndaj krimit/ SHBA pajis Byronë Kombëtare të Hetimit me 5 "makina të së vërtetës"

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë gjithçka në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) hodhi një tjetër hap përpara drejt ngritjes së saj ndërsa iu dhuruan pesë paketave të kontrollit poligraf nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme.

“Makinat e së vërtetës” do të përdoren nga poligrafë të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do të kryejnë testimet e aplikantëve për BKH-në, për të ndihmuar në ruajtjen e standardeve më të larta të integritetit.

“Dhurimi dhe certifikimi i poligrafëve është pjesë e një program dhjetë javor, financuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës nëpërmjet Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP).

Drejtori i Përgjithshëm dhe ekipi menaxhues i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SIAC) – organizata që do të punësojë shqyrtuesit e poligrafeve – iu bashkuar drejtuesit të programit ICITAP dhe drejtueses së INL në Shqipëri për ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve.”, ishte njoftimi i ambasadës së SHBA-së.

Të fundit