Flash News

KRYESORE

"Luftëtari" Vidal tregon të ardhmen: Nëse s'më duan iki!

"Luftëtari" Vidal tregon të ardhmen: Nëse

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, ka zbuluar objektivin e tij personal dhe të skuadrës për sezonin aktual. Ai ka rrëfyer se dëshiron finalen e Champions Leagues dhe nuk la pa përmendur shokun e tij të skuadrës, Leo Messi.

“Ëndërroj finalen e Stambollit dhe ekipi dëshiron të arrijë këtë objektiv. E ndjejmë se ky do të jetë sezoni ynë. Barcelona ka nevojë për trofe të tillë. Ndihem mirë për momentin, por gjithmonë kam dhënë maksimumin për të ndihmuar shokët. Më bëjnë krenar elozhet e Messit dhe të tjerëve, shpresoj që të vazhdoj të luaj mirë”.

Kur pyetet në lidhje me të ardhmen ai nuk pezmatohet kur deklaron se nëse del jashtë planeve mund të largohet. “Jam i lumtur te Barcelona dhe dua të kem një rol të rëndësishëm këtu, ashtu siç kam bërë në skuadrat e tjera. Nuk dua të lëviz, por nëse dal jashtë planeve të klubit dhe trajnerit, largimi mund të shtrohet si mundësi. Mund t’i jap akoma shumë Barcelonës”.

 

Të fundit