Flash News

KRYESORE

Luigi Di Maio jep dorëheqjen si lider i lëvizjes “Pesë Yjet”

Luigi Di Maio jep dorëheqjen si lider i lëvizjes “Pesë

Luigi Di Maio është dorëhequr nga detyra e kreut të lëvizjes “Pesë Yjet” pas një rënieje të mbështetjes për partinë politike anti-estabilishment, në më pak se dy vite pasi ajo arriti fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe krijoi një qeveri koalicioni populiste.

Ai dha dorëheqjen, pasi kërkon të frenojë një valë largimesh nga ana e disa parlamentarëve të cilët kishin vënë në dyshim lidershipin e tij. Vendimi i tij nuk pritet që të rrëzojë qeverinë, e megjithatë është një goditje e fortë për koalicionin.

Për më tepër që injekton paqartësi të mëtejshme në marrëdhëniet e partisë me partnerin në koalicion, Partinë Demokratike të qendrës së majtë.

“Jam këtu përpara jush për të dhënë dorëheqjen si lideri i Pyesë Yjeve. u tha 33-vjeçari Di Maio anëtarëve të partisë në takimin me shefat rajonalë. Ai shtoi se Vito Crimi do të drejtojë përkohësisht lëvizjen e famshme në Itali.

Të fundit