Flash News

KRYESORE

Luksemburgu pret me zhurmë dhe protesta kryeministrin britanik Johnson

Luksemburgu pret me zhurmë dhe protesta kryeministrin britanik Johnson

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, deklaroi pas takimit me kryeministrin britanik, Boris Johnson se procesi i Brexit-it, pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, është shndërruar në makth.

Bettel tha se Johnson ka dështuar të paraqesë ndonjë plan serioz, që do të bënte të mundur realizimin e Brexit-it. Johnson u prit me protesta dhe zhurmë në Luksemburg. Ai tha se është bërë shumë punë dhe se letrat janë shpërndarë.

Kurse Bettel, tha se zgjidhja e vetme është marrëveshja ekzistuese për Brexit-in.

Marrëveshja është arritur vitin e kaluar nga paraardhësja e Johnsonit, Theresa May, por ajo është refuzuar tri herë nga Parlamenti britanik, kryesisht për shkak të politikave që parashihte në kufirin me Irlandën.

Data për Brexit është shtyrë dy herë. Johnson këmbëngul tani se Brexit-i do të ndodhë më 31 tetor, me ose pa marrëveshje me BE-në.

Bettel tha se, për momentin, nuk ka propozime konkrete në tryezë.

"Ne kemi nevojë për propozime të shkruara dhe koha po kalon. Kështu që ndaloni së foluri dhe veproni", tha Bettel. Britanikët vendosën për Brexit-in në një referendum të mbajtur në vitin 2016.

Të fundit