Flash News

KRYESORE

Macron i tha ‘jo’ Shqipërisë si azilkërkuese, Balla: Refuzimi nuk ka të bëjë me çfarë kemi bërë ne ose jo

Macron i tha ‘jo’ Shqipërisë si azilkërkuese, Balla:

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është ndalur te refuzimi i Francës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, deklaratë që u përsërit dje gjatë një konference me kancelaren gjermane, Angela Merkel, lidhur me çeljen e bisedimeve, gjatë fjalës në Kuvend.

Ndonëse Macron e cilësoi shqetësues numrin e lartë të azilkërkuesve nga Shqipëria , sipas Ballës, qasja e Macron nuk ka të bëjë me atë që ka bërë ose jo Shqipëria.

“Sot duhet të jemi krenar që Gjermania është vendi që drejton një beteje diplomatike, politike për t’i dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut rrugën e fillimit të bisedimeve.

Ajo matricë e ‘detyrave të shtëpisë’ do ishte instrumenti më i mirë, nuk gjej arsye pse Macron nuk e gjen veten në këtë instrument. Ish kryeministri Sali Berisha del pa pikë turpi e thotë: Faleminderit Macron që i thotë jo Shqipërisë.

Nuk di të ketë ndonjë që të ketë kaq keqdashje ndaj vendit. Çfarë i shtyn ata ti thojë jo, nuk ka të bëjë me Shqipërinë, çfarë ka bërë ose jo. Shqipëria ka bërë më shumë se sa ju tha vite më parë.

Sot 26 vende mendojnë se Shqipëria ka tejkaluar detyrat e shtëpisë. Ajo që na ndryshon ne nga Shkupi nuk është cilësia e reformave, sepse reforma jonë në drejtësi është 10 vjet para e asaj që i duhet të bëjë Maqedonia  e Veriut  në vitet ardhshme”, tha Balla sot në Kuvend.

Të fundit