Flash News

E-TJERA

Macron pranë Shqipërisë: Konferencë ndërkombëtare për rindërtimin

Macron pranë Shqipërisë: Konferencë ndërkombëtare

Presidenti francez Emmanuel Macron vazhdon të shfaqë interes për Shqipërinë. Pas tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 të vdekur dhe mbi 900 të plagosur e dëme të shumta ekonomike, kreu i shtetit francez ka propozuar organizimin e një konferencë ndërkombëtare, për ta ndihmuar vendin të rimëkëmbet pas tërmetit. Deklarata e tij u bë pas samitit të NATO-s.

“Duhet organizuar një konferencë për rimëkëmbjen e Shqipërisë. Konferenca synon të mobilizojë partnerët publikë e privatë për të organizuar rindërtimin pas tërmetit,”-tha presidenti francez.

Franca ka qenë afër vendit tonë në këto ditë të vështira. Me të ndodhur tërmeti, ai dërgoi ekipe të kërkim-shpëtimit për të ndihmuar në nxjerrjen e të mbijetuarve dhe viktimave nga rrënojat.

Po sot, edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se Bashkimi Evropian do ta ndihmojë Shqipërinë në këto momente të vështira që po kalon. Në Twitter ajo shkroi se unioni do t’i kushtojë vëmendje rindërtimit të vendit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Të fundit