Flash News

KRYESORE

Macron tregon se kur do të mbahet konferenca e donatorëve për Shqipërinë

Macron tregon se kur do të mbahet konferenca e donatorëve për

Presidenti i Francës Emmanuel Macron është i vendosur që të mbajë fjalën e tij për organizimin e konferencës së donatorëve ndërkombëtarë në ndihmë të Shqipërisë. Përpara takimit të liderëve të BE-së në Bruksel, ai tha se kjo konferencë do të zhvillohet në fund të janarit.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, në samitin NATO-s në Londër, ai u shpreh se do të punojë që të ndihmojë Shqipërinë, në këtë moment të vështirë.

“Do të flasim edhe për Shqipërinë. Do të doja të dërgonim një mesazh solidariteti për popullin shqiptar, do të doja që ne të merrnim përgjegjësinë për ti ndihmuar ata përmes organizimit të një konference donatorësh në fund të janarit. Ka pasur dhjetëra viktima dhe mijëra të pastrehë ndaj ne duhet të ndihmojmë ato familje dhe po ashtu të ndihmojmë edhe Shqipërinë që të rindërtohet”, tha Macron.

Ky është samiti i parë i BE-së që kryesohet nga Charles Michel, pasi ai u zgjodh president i Këshillit Evropian.

Të fundit