Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Karl-Heinz Rummenigge mendon se portieri më i mirë në historinë e futbollit është Manuel Neuer. Shefi ekzekutiv i Bayern-it po planifikon ta spostojë pak nga pak nga porta kapitenin, meqë në verë do të transferohet Alexander Nubel, por meritat ia njeh.
Dy herë fituesi i “Topit të Artë” ka përmendur emra të mëdhenj të futbollit botëror, por ka theksuar se asnjëri nuk ka bërë historinë si portier aq sa Neuer.
“Ju e dini se i kam parë të gjithë. Kam parë legjenda si Sepp Maier, Oliver Kahn dhe tashmë një yll si Neuer. Kam respektin më të madh për Sepp dhe Olin, janë portierë të klasit botëror, por Manuel ka bërë diçka tjetër. Ai e ngriti rolin e portierit në një nivel krejt tjetër. Neuer është padiskutim më i miri në historinë e futbollit".