Flash News

KRYESORE

Malaj tregon arsyen se përse në Shqipëri nuk vijnë investues në turizëm

Malaj tregon arsyen se përse në Shqipëri nuk vijnë investues

Ish ministri i Financave Arben Malaj tregoi arsyen se përse në Shqipëri nuk vijnë investues në turizëm. Ai mendon se përveç faktit se vendi ynë është i varfër, ka edhe probleme me pronësinë.

“Është krijuar një ide që gjithçka është e keqe. Thelbi është që çdo pasuri e vendit duhet futur në qarkullim ekonomik. Këtu biem dakord të gjithë, themi jemi vend i vogël, i varfër.

Themi kemi pasuri të gjithë por pasuritë kanë probleme pronësie, dhe probleme tokëzimi dhe një gjë që po të isha populist nuk do e thosha, është që nuk ka investitorë, që pranon të vijë në Shqipëri në fushën e turizmit dhe ta fillojë me një kosto të rëndë të blerje të tokës, nëse flasim për investitorë seriozë.”, tha Malaj në emisionin “360 Gradë” në Ora News.

Të fundit