Flash News

KRYESORE

Manastirliu: Masat e qeverisë për koronavirusin shmangën pasojat fatale

Manastirliu: Masat e qeverisë për koronavirusin shmangën pasojat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha në emisionin “Real Story” se nëse qeveria nuk do merrte masa të ashpra për koronavirusin, pasojat do ishin fatale.

Ajo theksoi  se përgjatë gjithë kësaj periudhe stafi mjekësor ka nxjerrë mësime, pasi vetë epidemia ka qenë një proces i të mësuarit në të gjithë botën.

“Përgjatë gjithë kësaj periudhe, çdo ditë janë nxjerrë mësime, pasi vetë epidemia ka qenë një process i të mësuarit në të gjithë botën. Ende nuk kemi bërë një analizë të detajuar të asaj që mund të bëhej edhe më mirë, ka shumë pika ku mund të përmirësoheshim, por rezultatet e deri më sotme tregojnë se ja kemi dalë mirë. Nëse nuk do të kishim marrë masa, ne do të ishim përballur me pasoja fatale”, theksoi ministrja.

Të fundit