Flash News

KRYESORE

Maqedonia e Veriut heq oraret kufizuese, prej 1 qershorit hap edhe kufijtë

Maqedonia e Veriut heq oraret kufizuese, prej 1 qershorit hap edhe kufijtë

Nga dita e nesërme qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim të heqë orën policore. Kafenetë dhe restorantet hapen nga 28.05.2020 por në ditët në vijim do të caktohen edhe protokollet përkatëse. Gjithashtu nga 1 qershori është vendosur të hapen të hapen kufijtë ndërshtetërorë.

“Qeveria sot vendosi për ndërprerje të plotë të vendimit për ndalim dhe regjim të veçantë të lëvizjes në territorin e vendit. Vendimi hynë në fuqi nga data 27.05.2020.

Gjithashtu Qeveria sot mori vendim për rifillimin me punë të objekteve hotelierike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe vendosjen e protokolleve të duhura për punën e tyre. Vendimi hyn në fuqi nga data 28.05.2020. Qeveria angazhoi ministrinë e shëndetësisë që të pregatitë protokolle adekuate të qarta dhe precize për hapjen e kufijve ndërshtetëror nga data 1 qershor 2020!”, thuhet mes të tjerash në vendim.

Të fundit