Flash News

KRYESORE

Marku dorëzon detyrën si kryeprokurore: Më falni për frymëmarrjen, e lumtur që detyrën ia kaloj ish shokut të klasës

Marku dorëzon detyrën si kryeprokurore: Më falni për

Arta Marku ka dorëzuar zyrtarisht detyrën si kryeprokurore e përgjithshme e përkohshme.

Këtë post, tashmë e ka marrë Olsian Çela, i cili një ditë më parë u votua në Kuvend me 101 vota pro.

Ndërsa fillimisht kërkoi ndjesë për frymëmarrjen në nisje të fjalës, për shkak se kishte ngjitur shkallët me nxitim, Arta Marku u shpreh se ishte e lumtur që këtë detyrë ia kalonte ish shokut të klasës.

“Jam shumë e lumtur që detyrën po ia pasoj ish shokut tim të klasës”, tha Marku.

Të fundit