Flash News

KRYESORE

Marrëveshje e re për Brexit mes BE dhe Britanisë së Madhe, Johnson: Na rikthen kontrollin

Arrihet një marrëveshje e re për Brexit mes BE dhe ekipeve negociatore të Britanisë së Madhe, para takimit të liderëve evropianë që pritet të mbahet në Bruksel.

Lajmin e ka konfirmuar vetë kryeministri britanik, Boris Johnson, në një status në rrjetet sociale.

“Ne sapo kemi arritur një marrëveshje të re të madhe që rikthen përsëri kontrollin,  tani Parlamenti duhet ta bëjë Brexit të shtunën, në mënyrë që të mund të kalojmë në përparësi të tjera si kostoja e jetesës,  krimi dhe mjedisi ynë”, shkruan Boris Johnson në twitter.

Sipas BBC, të dy palët kanë punuar në pjesën ligjor të marrëveshjes, por do të ketë ende nevojë për miratimin e parlamenteve të Westminister dhe Evropës, kurse afati për daljen e Britanisë nga BE është 31 tetori.

Edhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se kjo është një "marrëveshje e drejtë dhe e ekuilibruar".

Bashkë me Johnson u kanë kërkuar parlamenteve të tyre përkatëse që të mbështesin marrëveshjen.

Të fundit