Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Marrëveshje e re Rama-Basha? Baton Haxhiu: Ekziston një mirëkuptim në ajër, do ishte lajm i mirë për shqiptarët
Analisti Baton Haxhiu, i njohur edhe si këshilltar i afërt me kryeministrin Edi Rama deklaron se një marrëveshje Rama-Basha do të ishte një lajm i mirë për shqiptarët.
Duke folur në ‘opinion’, Haxhiu tha se një marrëveshje e tillë do t’i jepte një frymë të re Shqipërisë dhe se ekziston një lloj mirëkuptimi në ajër.
“Unë jam që marrëveshja Rama-Basha të jetë në të mirë të Shqipërisë. Unë mendoj që një mirëkuptim në ajër ekziston dhe ky mirëkuptim ekziston për arsye se shoqëria shqiptare është lodhur. Po them ky mirëkuptim do të ishte mirë që të ndodhte, kushdo që fiton zgjedhjet të jetë në bashkëqeverisje me partinë tjetër. Të ketë një marrëveshje që t’i japin një frymë të re Shqipërisë për arsye se partitë e vogla po e ngulfosin një alternativë të re qytetarë që duhet të lind.
Nëse kjo ndodh jo Shqipëria, por krejt bota shqiptare do të arrijnë një gjendje relaksi. Marrëveshja Rama-Basha do të ishte lajmi më i mirë për shqiptarë, jo vetëm për Shqipërinë”, tha Haxhiu.