Flash News

KRYESORE

Marrëveshje me kritikët për teatrin, Alfred Trebicka tregon ç’u diskutua me Erion Veliajn

Marrëveshje me kritikët për teatrin, Alfred Trebicka tregon

Reagon Alfred Trebicka, njëri nga aktorët që u bë pjesë e marrëveshjes së njoftuar nga kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lidhur me çështjen e teatrit.

Në një prononcim për Gazetën Shqiptare, Trebicka ka treguar se çfarë është diskutuar në zyrën e kreut të bashkisë dhe për çfarë është rënë dakord në parim.

“Nuk është se ka ndonjë marrëveshje përfundimtare. Ka marrëveshje në kontekstin e negociatave që po vazhdojnë. Kjo është një punë që nuk bëhet me një takim edhe me një fotografi.

Ajo që ne diskutuam me të ishte tek hapja e konkursit ndërkombëtar për këtë projekt që është. Ne ngulëm këmbë që kjo të bëhet patjetër

Nuk cenohet asnjë centimetër nga trualli që ka Teatri Kombëtar. Hapi tjetër është të pranohet që ai projekt që do bëhet, të bëhet më konkurs ndërkombëtar. Ai pranoi që të bëjë dëgjesë publike për këtë pikë, për konkursin ndërkombëtar”, u shpreh aktori.

Të fundit