Flash News

KRYESORE

Marrëveshje me Serbinë ku Kosovës t’i garantohet hyrja në OKB dhe njohja reciproke

Marrëveshje me Serbinë ku Kosovës t’i garantohet hyrja

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati tha se Kosova kërkon një marrëveshje me Serbinë, që t’i zhbllokohet rruga drejt institucioneve ndërkombëtare.

“Unë preferoj të flas për atë që ka folur i pari i Kosovës. Thaçi ka folur për një marrëveshje që do t’i garantonte Kosovës hyrjen në OKB, në NATO dhe Kosova e Serbia do njohin njëra- tjetrën”, – u shpreh ministri.

Ministri Ditmir Bushati theksoi se: “Ministria e Jashtme është në një linjë me qeverinë, pasi qeveria është përgjegjëse për formulimin e politikës së jashtme. Dialogu Kosovë-Serbi ka qenë një çështje konstante në politikën shqiptare. Qëndrimi i Kryeministri Rama ka qenë i qartë, për nevojën e një strategjie të qartë nga autoritetet në Kosovë për t’u përballur në këtë proces”, – tha Bushati.

“I njëjti qëndrim është shfaqur dhe nga aktorët ndërkombëtarë. Në kushtet kur dy palë janë duke diskutuar, është shumë e nevojshme që t’u krijohet mundësia palëve që të shkojnë drejt një rruge që ofron zgjidhje. Edhe aktualisht ka kancelari të ndryshme që janë duke u thelluar në tema të caktuara dhe janë duke studiuar raste në të shkuarën”, – vijoi ministri Bushati.

Të fundit