Flash News

KRYESORE

Masa të shumta sigurie për seancën e Shkëlzen Hasanpapaj, blindohet gjykata në Elbasan

Gjykata e Elbasanit është blinduar mesditën e sotme teksa zhvillohej seanca paraprake në ngarkim të shtetasit Shkëlzen Hasanpapaj i dyshuar si vrasës me pagesë i bandës rivale të Çapjave në Elbasan.

BalkanWeb raporton se në nisje të seancës forca të shumta policie janë parë jo vetëm në gjykatë, por edhe në të gjitha akset përreth Gjykatës dhe Prokurorisë së Elbasanit.

Kontrolle të rrepta janë zhvilluar në të gjithë zonën ku ndodhen institucionet e drejtësisë në Elbasan para fillimit të seancës.

Kujtojmë se mbi të janë ngritur vetëm akuzat e “plagosjes së lehtë me dashje”, “kanosjes” dhe “armëmbajtjes pa leje”.

Në qershor të 2016 në qendër të Elbasanit, Hasanpapaj tentoi të vriste Florenc Capjan dhe mikun e tij Bledar Muca. Ai derdhi 20 plumba në drejtim të shënjestrave, të cilët shpëtuan, pasi makina me të cilën udhëtonin ishte e blinduar. Në ngjarje mbeti e plagosur një oficere policie. (BalkanWeb)

 

Të fundit