Flash News

KRYESORE

Mashtrim me leje legalizimi, në pranga dy persona në Tiranë

Mashtrim me leje legalizimi, në pranga dy persona në Tiranë

Policia ka vënë në pranga dy shtetas, të cilët me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë në lekë dhe euro, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Impostors” u arrestuan shtetasit  B. P., 36 vjeç, lindur në Tiranë dhe O. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit, ata i kanë marrë një shtetaseje një shumë prej 27 780 euro dhe 985 000 lekë, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Të fundit