Flash News

KRYESORE

Matthew Palmer sot në Kosovë, zbardhet axhenda e takimeve

Matthew Palmer sot në Kosovë, zbardhet axhenda e takimeve

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit të SHBA dhe përfaqësuesi special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, pritet të mbërrijë sot në Kosovë.

Gjatë vizitës së tij është parashikuar që fillimisht të zhvillojë një takim me studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Më pas, ai do të jetë i hapur edhe për pyetje, njofton ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Ndërkohë, në orën 13.30, Palmer do të takohet me presidentin Hashim Thaçi. Ndërkaq, para vizitës së tij në Kosovë, Palmer vizitoi Maqedoninë e Veriut.

Të fundit