Flash News

KRYESORE

Mbeturinat dhe frekuentimi i kafeneve në orar punë, Ministria e Brendshme sqaron dy urdhrat e parë të Sandër Lleshit

Mbeturinat dhe frekuentimi i kafeneve në orar punë, Ministria e

Ministria e Brendshme ka sqaruar dy urdhrat e parë të Sandër Lleshit, i cili i firmosi sapo mori postin e zv.ministrit.

Dy urdhrat e komentuara dhe të kritikuara në media, sipas ministrisë janë firmosur për një performancë më të lartë të policisë në publik, si dhe për të mbajtur nën kontroll situatën e djegies së mbeturinave në të gjithë territorin e vendit

Njoftimi i plotë: 

Ministria e Brendshme vlerëson të nevojshme të sqarojë se urdhri administrativ për punonjësit e administratës së Ministrisë së Brendshme, punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera të varësisë, lidhet me nevojën për një performancë më të lartë dhe imazhin e duhur publik.

Urdhri i Zv.Ministrit të Brendshëm për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit synon parandalimin e fenomenit të djegieve në vend-depozitimet e mbetjeve. Kjo për t’i i dhënë fund një praktike absurde dhe të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit është e vendosur për të marrë masa të forta ndaj kujtdo shkelësi, autoriteteve vendore, atyre të Mjedisit dhe subjekteve apo individëve të tjerë, që me veprime apo mos-veprime shkaktojnë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Ditët e fundit një problematikë e shtuar lidhur me djegien e mbeturinave në vende të hapura apo pranë qendrave të banuara është konstatuar në qarqet Durrës, Vlorë, Kukës, Tiranë e Dibër.

Në këto kushte strukturat vendore të Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit, duke ushtruar patrullime shtesë në këto zona dhe duke punuar ngushtësisht me strukturat përgjegjëse në Prefektura, Bashki, si dhe me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për ta zgjidhur përfundimisht këtë problematikë.

Të fundit