Flash News

KRYESORE

Mbrojtës kombëtareje për Tiranën, bardheblutë me sytë nga janari

Mbrojtës kombëtareje për Tiranën, bardheblutë me

Tirana e ka nisur sezonin me ndryshime të shumta, pasi presidenti Refik Halili do titullin kampion për 100-vjetorin e klubit. Trajneri Ardian Mema e nisi punën në javët e para, por ai u shkarkua dhe Julian Ahmataj ka marrë frenat e skuadrës.

Bardheblutë po punojnë që tani për merkaton e janarit. Gazetari Ylli Aga i ftuar në emisionin "Pressing" në ABC News ka konfirmuar negociatat me një emër big. Një qendërmbrojtës i kombëtares mund të afrohet me 24 herë kampionët e vendit në janar.

“Po flitet me një qendërmbrojtës të kombëtares. Nuk e di se si do të shkojnë bisedimet. Me grupin që ka Tirana mbetet kompetitive dhe do të jetë pretendente deri në fund”, - tha mes të tjerash Aga gjatë emisionit.

 

Të fundit