Flash News

KRYESORE

Mbyllja e hetimeve për lobimin e Bashës në SHBA, zbardhet dosja e Prokurorisë dhe garancia që kërkoi Nik Muzin  

Mbyllja e hetimeve për lobimin e Bashës në SHBA, zbardhet dosja e

Është zbardhur dosja e Prokurorisë ndaj kreut të PD, Lulzim Basha dhe, ish-sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristanin dhe financierin e PD-së Ilir Dervishin, për çështjen e financimit rus të Partisë Demokratike për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prokuroria pushoi akuzën pastrimit të parave dhe e akuzon kryedemokratin Basha vetëm për “falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Madje, kjo solli edhe përplasje në grupin e tre prokurorëve.

Si e argumentojnë pushimin e akuzës së pastrimit të parave dy prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako?

Sipas News 24, kompania e lobistit Nik Muzin kishte marrë tri pagesa në shumën e 650 mijë dollarëve për punën e bërë në favor të Partisë Demokratike. Njëra nga pagesat është kryer nga kompania ‘Biniata Trade’, e regjistruar në ishujt Belize.

Prokurorët thonë se për të qenë përpara veprës penale të pastrimit të parave, duhet që një person të ketë kryer një vepër penale, nga e cila siguron të ardhura, të cilat më pas i vë në qarkullim, duke fshehur të ardhurat që burojnë nga krimi. Në kushtet kur nuk ka vepër penale, prej nga të rrjedhin të ardhura, prokurorët thonë se nuk qëndron vepra e pastrimit të parave.

Një tjetër argument që rendisin prokurorët është edhe kërkesa e lobistit Nik Muzin, bërë përpara autoriteteve amerikane, i cili pretendon garanci të plotë që nuk do të dënohet në Shqipëri dhe në këmbim shpreh dakordësinë të japë dëshminë e tij.

Prokurorët thonë se duke ngritur këtë akuzë, mund të bëheshin pengesë për marrjen e dëshmisë së Nik Muzin.

Prokurorët thonë se për të mos u bërë pengesë për deklarimin e shtetasit amerikan Nikolas Muzin, vendosën të pushojnë akuzën, sikurse parashikohet nga Konveta e firmosur mes dy shteteve në 1933, respektivisht nga Mbretit Zog dhe presidenti Franklin D. Roosevelt.

Të fundit