Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■Në fundjavë kryeqyteti do të ketë kufizime në furnizimin me ujë, ndërsa qytetarët duhet të marrim masa për të siguruar rezerva. Mësohet se punimet për lidhjen e linjës së transmetimit të Ujëmbledhësit të Bovillës me Impiantin e trajtimit të ujit në Bovillë, që do të dyfishojë prurjet e ujit.

■ Me qindra mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës së paorganizuar për përdhunimin e 15-vjeçares. Protesta ka nisur në sheshin Nënë Tereza e cila më pas është nisur drejt Kuvendit, për të shkuar në shesh dhe tani ndodhen poshtë Minstrisë së Arsimit.

■ Opozita parlamentare i ka dërguar një letër ambasadores Kim dhe ambasadorit Luigi Soreca, ku shprehin indinjatë për përjashtimin e tyre nga procesi zgjedhor.

Grupi opozitar i Parlamentit, shprehen se ndjehen të fyer që janë përjashtuar nga negociatat për përjashtimin e sistemit.

■ Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, në fjalimin e tij nga foltorja e Kuvendit ka hedhur detaje nga diskutimet me orë të gjata të ditëve të fundit mes palëve politike dhe ambasadorëve të SHBA, Yuri Kim, BE, Luigi Soreca, Britanisë, Duncan Nornam, dhe OSBE, Bernd Borchardt.

Të fundit