Flash News

KRYESORE

Me flamurin shqiptar në Mal të Zi, policia gjobit ish sportistin

Me flamurin shqiptar në Mal të Zi, policia gjobit ish sportistin

Autoritetet në Mal të Zi gjobitën një ish sportist shqiptar, pasi ai po valëviste flamurin kuqezi. Policia ndaloi Irfan Domnorin, i cili po mbante një flamur shqiptar, ndërsa do të duhet që të paguajë edhe një gjobë prej 300 eurosh, e për një muaj nuk duhet që të shkelë në territorin malazes.

Sipas drejtorisë së policisë, ”Domnori gjatë manifestimit me rastin e 'Ditës së gështenjës', që tradicionalisht mbahet në Ostros të Krajës, ka shkelur ligjin mbi rendin publik duke valëvitur flamurin e Republikës së Shqipërisë”.

Në Ostros të Krajës, të shtunën dhe të dielën, u mbajt ”Dita e gështenjës” një manifestim tradicional ku morën pjesë qytetarë nga Ulqini, Ana e Malit, Shkodra, Tivari, Tuzi dhe nga rajoni.

Kjo nuk është hera e parë që përdorimi i simboleve kombëtare nga pakicat në Mal të Zi ngjall debate. Në Mal të Zi jetojnë përveç malazezëve edhe shqiptarë, serbë, boshnjakë, myslimanë, kroatë dhe romë.

Kushtetuta malazeze përcakton se pakicat kanë të drejtë të përdorin flamujt e tyre, por me ligjin për rendin publik, përdorimi i simbolit kombëtar duhet të bëhet përkrah flamurit malazez.

Të fundit