Flash News

KRYESORE

“Më ra në gjunjë”/ Flet kamarieri shqiptar që u përmend nga Bill Klinton

“Më ra në gjunjë”/ Flet kamarieri shqiptar që u

Ish-presidenti i SHBA, Bill Klinton, në vizitën e tij në Prishtinë, tregoi  historinë me një kamarier shqiptar nga Kosova, që i ishte ulur në gjunjë në shenjë falenderimi për kontributin e tij për çlirimin e Kosovës.

Mediat në Kosovë kanë zbuluar se ai quhet Arben Hysenaj dhe është shprehur se takimi ishte i rastësishëm në Nju Jork.  “Ishte një takim shumë spontan dhe shumë interesant. Unë isha duke punuar kamerier në njërin nga restorantet shumë të njohura në Neë York, i cili ka pronarë dy shqiptarë. Aty erdhi presidenti dhe pata një ndjenjë të veçantë, në ato momente kur e takova më erdhi një ide që ta falënderoj në emër timin dhe në emër të të gjithë kosovarëve për ndihmën që ai i ka bërë Kosovës”, sqaroi Arben Hysenaj për Insajderin, i cili tregoi se kjo ngjarje ka ndodhur më 17 shkurt të 2017-së, pikërisht në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Hysenaj detaj interesant; fotografia e parë e realizuar nuk i kishte dalë mirë andaj pati një kërkesë për ish-presidentin duke berë një fotografi te dytë.

Të fundit