Flash News

KRYESORE

Me sytë e përgjumur, Lorik Cana poston foton me të bijën 2-muajshe

Lorik Cana nuk është një prind i ri pasi prej dy muajsh ai është bërë për herë të dytë i një vogëlusheje të cilën e kanë quajtur Enkeleida.

Duke qenë me eksperiencë, ish-futbollisti i kombëtares ishte i përgatitur për netët e gjata pa gjumë teksa do rrisin Enkeleidën. Sot e vogla Cana ka mbushur plot 2 muaj që ka ardhur në jetë dhe kjo është fotoja e parë që babi Loriku poston me të.

Edhe pse është kujdesur mos të publikojë potretin e plotë, vajza e tij dhe e Monikës duket shumë pak në profil.

"ENKELEIDA sot mbush 2 javë dhe vendosëm ta prezentojmë !!! 👨‍👩‍👧‍👦👸🏼️"- shkruan Loriku krahas fotos.

Në foto, Loriku duket që sytë i ka të përgjumur dhe me siguri është një nga netët e shumta pa gjumë që prindërit kalojnë në rritjen e fëmijëve të tyre. Nga ana tjetër, Monika ka qëndruar më e tërhequr me postimet për të bijën.

Çifti Cana janë prindër dhe të Boikenit, i cili po ashtu ka rrëmbyer zemrat e fansave të prindërve të tij.

 

Të fundit