Flash News

KRYESORE

Megjithëse mund të mos jetë si e Sarës, Lori e di vendin ku do të bëjë dasmën

Blogerja dhe trashëgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha, është një nga vajzat më me stil dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo është një nga influenceret e vërteta shqiptare, që vendos rregullat e modës dhe stilit.

Sërish, Lori ka shprehur gatishmërinë t`i përgjigjet pyetjes së fansave në Instagram me "ask me".

Një prej ndjekësve e ka pyetur edhe për dasmën e saj në të ardhmen se ku do dëshironte ta bënte, pasi ajo e Sarës ishte e mrekullueshme. Lori ka treguar se do zgjidhte Caprin, por nuk do ia kalonte dot dasmës së të motrës.

“Nuk mund t’ia kaloj Sarës, por mund të përpiqem në Capri”, shkruan Lori.

Të fundit