Flash News

KRYESORE

Merkel pas takimit me Johnson: Marrëveshja e Brexit mund të arrihet brenda 30 ditëve

Merkel pas takimit me Johnson: Marrëveshja e Brexit mund të arrihet

Një marrëveshje midis BE-së dhe Britanisë së Madhe sa i përket daljes nga unioni mund të gjendet brenda 30 ditësh. Këtë e tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila fjalën e kishte për çështjen e kufirit irlandez, që paraqet edhe pikën kryesore të mosmarrëveshjeve ndërmjet Londrës dhe Brukselit.

Ajo sot takoi kryeministrin britanik, Boris Johnson, e më pas për mediat tha se i takon Britanisë së Madhe të ofrojë një plan të zbatueshëm. Kancelarja shtoi se plani kërkon një qartësi absolute mbi marrëdhëniet e ardhshme pas Brexit-it, midis Britanisë së Madhe dhe BE-së.

Kryeministri Johnson, tha se ekziston një mundësi e mirë për të arritur një marrëveshje të re. BE-ja ka thënë vazhdimisht se marrëveshja e Brexit-it, e negociuar nga ish-kryeministrja, Theresa May, nuk mund të rinegociohet.

Por kryeministri i ri Johnson këmbëngul se Britania e Madhe dëshiron të largohet nga BE-ja me një marrëveshje të rinegociuar të tërheqjes, por që sipas tij, edhe nëse nuk do të ndodhë diçka e tillë, vendi do të dalë nga BE-ja më 31 tetor.

Të fundit