Flash News

KRYESORE

Mero Baze: Sondazhet krahasuese të Ramës me kreun e PD të gabuara; hera e parë që Basha udhëheq opozitën

Botuesi i Tema, Mero Baze, një anatemues i rregullt i Lulzim Bashës, ka shënuar një kthesë gjatë ditëve të fundit duke shkruar dy editoriale në mbrojtje të kryetarit të PD. Baze i vlerëson qëndrimet e Bashës gjatë emergjencës kombëtare të pas tërmetit dhe shprehet se është hera e parë që ai po udhëheq opozitën, duke i diktuar qëndrimet Berishës dhe Metës.

Në editorialin e botuar te Tema theksohet fakti se Basha ka shfaqur një 'fytyrë qytetare', duke zemëruar linjën e ashpër pranë opozitës. Baze i konsideron të gabuara sondazhet që krahasojnë Ramën me Bashën duke shtuar se kryetari demokrat mund të krahasohet me krerët e tjerë të partive opozitare, por jo me Ramën.

Basha nuk ka mjete për të ndërhyrë në krizë, siç i ka kryeministri, shton Baze.

Ka zëra në opozitë që e konsiderojnë diversion këtë qëndrim të botuesit të Tema, një përpjekje për të krijuar një hendek në opozitë dhe për të dobësuar pozitat e kryetarit të PD.

Të fundit