Flash News

KRYESORE

"Met Gala 2020", mësohet tema se si do vishen yjet në tapetin e kuq

Më në fund është mësuar tema e "Met Gala 2020", një nga eventet më të ndjekura në botë. “Moda dhe Kohëzgjatja” është tema  e përvjetorit të 150-të të "Met Gala". “The New York Times” ka zbuluar se veshjet do të frymëzohen pjesërisht nga Virginia Woolf dhe teoritë e filozofit francez të fillimit të shekullit të 20-të, Henri Bergson. Ekspozita do të shfaqë 160 veshje të grave nga 150 vitet e kaluara. Andreë Bolton, kuratori përgjegjës i Institutit të Kostumeve në Muzeun Metropolitan në New York tha se:

“Moda është pashmangshmërisht e lidhur me kohën. Ajo jo vetëm që pasqyron dhe përfaqëson frymën e kohërave, por gjithashtu ndryshon dhe zhvillohet me kohën”.

Të fundit