Flash News

KRYESORE

Meta mbledh Këshillin e Sigurisë, i pranishëm edhe Rama, por mungon i ngarkuari i kryeministrit për tërmetin

Presidenti Ilir Meta ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ndërsa me ftesë të tij ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, lidhur me situatën dhe masat pas tërmetit me magnitudë 6.4.

Në këtë mbledhje, siç edhe duket ka qenë e pranishëm kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, por edhe një pjesë e ministrave të kabinetit qeveritar.

Por, ajo që ra në sy është se në këtë mbledhje mungon i ngarkuari me punë i kryeministrit Rama, i cilësuar si ‘plotfuqishmi’ për situatën pas tërmetit, ministri të Bujqësisë, Blendi Çuçi.

Kujtojmë se Rama është parë disa herë pranë presidentit Meta gjatë këtyre ditëve, kryesisht në ceremonitë e festave të nëntorit dhe në homazhet për familjet që humbën pjesëtarë nga tërmeti në Durrës.

Të fundit