Flash News

KRYESORE

Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Xhevdet Ferrit: La pas një trashëgimi të vyer në kinematografi

Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshën 59 vjeçare të aktorit Xhevdet Ferri.

Në një postim në Facebook, Meta shprehet se si shumë të tjerë, dhe atë vdekja e Ferrit e ka prekur thellë.

Presidenti vlerëson aktorin për trashëgiminë e vyer që i la kinematografisë shqiptare.

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur dhe një prej personaliteteve më të shquar të kinematografisë dhe filmave shqiptarë më të dashur për ne, Xhevdet Ferri.

Si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të shumtë, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë.

Mjeshtri i Madh i filmit, por edhe i teatrit, Xhevdet Ferri do të mbahet mend përherë për rolet dhe personazhet karakteristike, të luajtura me aq talent dhe mjeshtëri të rrallë, për të cilat meritoi të gjithë respektin, vlerësimet dhe simpatinë, nga shumë breza, duke na lënë pas një trashëgimi të vyer në kinematografi.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë bashkëpunëtorëve.

Kujtimi i Tij do të mbetet i paharruar!”, shkruan Meta në mesazhin e ngushëllimit.

Të fundit