Flash News

KRYESORE

Meta në familjen e Ibrahim Rugovës: Ndamë plot kujtime të shtrenjta në bisedën e ngrohtë!

Pas pjesëmarrjes në homazhet për ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, Presidenti Ilir Meta është takuar edhe me familjen e tij.

“Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova”, shkruan Meta në Facebook, ku poston edhe disa foto nga vizita.

Meta shkruan se biseda me familjarët e Rrugovës ka qenë e ngrohtë e i ka ngjallur plot kujtime për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova.

Siç njofton presidenti, gjithashtu kanë biseduar për Kosovën Republikë "e cila është më në fund në paqe, e lirë, e pavarur, demokratike e me një bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon", përmbyll postimin Presidenti.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Meta homazhe në varrin e Rugovës: Historia e re e Kosovës i ka themelet në veprën e tij

Të fundit