Flash News

KRYESORE

Meta: Nuk më kërcet për fletoren e Dvoranit, ndërkombëtarët i kanë sytë te xhepi i tyre

Meta: Nuk më kërcet për fletoren e Dvoranit,

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta deklaron se ajo çfarë vendos Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) nuk ka asnjë vlerë, ndërsa ai njeh si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllarin. Ai mendon se kreu i KED-së, Ardian Dovani,  është pjesë e një plani mafioz që po i merr kompetencat presidentit.

“Kujt po i kërcet për fletoren e Dvoranit. Ka mbaruar kjo histori. Jemi shtet i së drejtës dhe jo republikë noteriale. Asistencë mjekësore nuk i ofroj dot Dvoranit. Ai edhe mund të ketë nevojë. Ai paska shqetësim për etikën e Presidentit ndërsa nuk ka shqetësim për planin mafioz që i merr kompetencat Presidentit”, tha Meta në emisionin "Opinion".

Ai nuk i kurseu as akuzat për ndërkombëtarët, të cilët sipas tij mendojnë për xhepin e tyre.

“Unë këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombëtarët. Le të vijë një ndërkombëtar këtë e të më thotë se nuk e kemi bërë në këtë mënyrë. Cilët ndërkombëtar? Ata që nuk i kanë sytë të kushtetuta, por te xhepi i tyre. Ka ndërkombëtar serioz e me dinjitet. Ka ndërkombëtar si zonja Glover, që i tha të vërtetën gjithë botës se si çfarë ishin zgjedhjet farsë të 30 qershorit”.

Të fundit