Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Michel Houellebecq: "Vij në Shqipëri, por me kusht të më lënë të pi cigare kudo"
Shkrimtarja Flutura Açka, pronare e Sh.B. 'Scanderbeg Books', botuese ekskluzive në Shqipëri e autorit francez Michel Houellebecq, lajmëron se shkrimtari francez i është përgjigjur pozitivisht, por me një kusht, ftesës për të ardhur në Shqipëri.
"Vij në Shqipëri, por me kusht të më lënë të pi cigare kudo", ka thënë ai.
Açka ka lajmëruar edhe botimin në shqip të romanit të fundit të Houellebecq 'Serotenina' përkthyer nga Edit Dibra. Romani, sipas botueses shqiptare, ka pak kohë qe është publikuar në Francë dhe cilësohet një nga veprat më te mrekullueshme të autorit.
Ajo shton se "më jep lumturi ndjesia që e kam botuar pa asnjë lodhje e brerje këtë autor, që nuk është autor i milionave (parash), por që ndrit mendjet e milionave (njerëzve)".
Dy fjalë për "Serotonina"
Një nëpunës francez, i cili ia ka kushtuar karrierën e tij bujqësisë, agrokimisë dhe bioteknologjisë, tashmë është pjesë e ekipit që kujdeset të promovojë djathërat franceze në tregun europian dhe t’i mbrojë ata nga kërcënimi i globalizimit. Ai sapo është ndarë nga e dashura, Juzuja, një rioshe japoneze njëzet vjet më e re, dhe po jeton me kujtimet e flirteve dhe dashurive të shkuara, mes të cilave, ndjenja e fuqishme për Kamilën, do ta shtyjë sërish nëpër aventura të reja. I gjendur në këtë zgrip, ai lë apartamentin e tij dhe nis e endet nëpër hotele luksoze, i qetë se Kaptoriksi, antidepresivi që merr me rekomandimin e një mjeku të çuditshëm, do t’ia shtojë prodhimin e Serotoninës në trup, kësisoj do ta mbajë njeri normal dhe funksional, edhe pse me riskun për t’u privuar nga libidoja dhe kënaqësitë e saj. “Serotonina”, me magjinë e saj të papërsërishtme, mes ironisë thukëse dhe trishtimit të fshehur pas saj, është një vaj për jetën e vërtetë që po venitet relievit mahnitës të Francës. Houellebecq është zëri i qartë francez, që bën shpjegimin tronditës për Europën sot, por edhe të botës ku po jetojmë.
“Mes diktatorëve të heshtjes së kohëve tona, vetëm ca prej tyre ia kanë dalë të bëjnë zhurmë aq zëlartë, sa të Michel Houellebecq.” -John Banville