Flash News

KRYESORE

Michelle Obama për filmin e Beyonce-s: E di se kush je ti

Michelle Obama për filmin e Beyonce-s: E di se kush je ti
Michelle Obama ka dhënë një mesazh shumë të bukur për filmin e Beyonce që jepet në Netflix "Homevoming". Obama ka vlerësuar gjithnjë përpjekjet e çdo vajze dhe gruaje dhe nuk mund të mos jepte jë mesazh kaq inkurajues për këngëtaren që njëkohësisht është dhe mikeshë shumë e afërt e ish-zonjës së parë. Reagimi në Instagram i Michelle: “Hej mbretëreshë! Ti ia dole mban sërish. Do të thosha që jam e surprizuar, por e di se kush je ti. E kam parë nga afër dhe personalisht. Më bën kaq krenare dhe të dua. Gjithashtu më pëlqen që filmi yt i ri në Netix, ‘Homecoming’, na informon për liderët, mendimtarët dhe poetët me ngjyrë, që kanë hapur rrugën për njerëzit si ne. Më pëlqen që është njëherësh një gjë për t’u festuar dhe një thirrje për të vepruar. Dhe më pëlqen që po e përdor këtë për të frymëzuar gjeneratën e re të krijuesve të historisë dhe të atyre që thyejnë rekordet, që do të udhëheqin botën në vitet e ardhshme. Pra për ju, miqtë e mi, thjesht dua të them: Vazhdoni të thoni të vërtetën. Sepse mund ta bëni në një mënyrë që askush tjetër nuk mundet”. 
 
View this post on Instagram
 

So proud of my girl! The Queen has done it again. @Beyonce, thank you for always living your truth. #BeyonceHomecoming

A post shared by Michelle Obama (@michelleobama) on

Të fundit