Ministria e brendshme jep informacion për dëmet dhe inspektimet pas tërmetit

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, gjatë një deklarate për mediat ka bërë një bilanc paraprak të punës së realizuar nga ana e policisë dhe forcave speciale në terren për situatën pas tërmetit.

Deklarata e zv/ministres të Brendshme Rovena Voda

Vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës deri në orën 18:30 të ditës së sotshme në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë, sipas informacioneve që përditësohen me saktësi nga Qendra Kombëtare Operacionale e Mbrojtjes Civile, të cilët gjej rastin t’i falënderoj për punën e palodhur gjatë gjithë këtyre ditëve.

SHIJAKU

Në Bashkinë e Shijakut deri në orën 17:20 të datës 03/12/2019 janë kryer 820 verifikime të banesave 1 deri në 3 kate, si dhe verifikime të 50 pallateve, ku 30 prej tyre janë të dëmtuara rëndë.

QENDRA E RE DISPEÇER

E risjellim sërish në vëmendje se janë vënë në funksion të plotë tre numra të gjelbër në dispozicion të qytetarëve për çdo nevojë, për qarqet Durrës, Lezhë, Tiranë:

  • 0694114100
  • 0694114101
  • 0694114040

Gjithashtu, ripërsërisim se për çdo shqetësim apo pyetje lidhur me tërmetin e datës 26 nëntor, qytetarët mund t’i drejtohen edhe Platformës së Bashkëqeverisjes:

www.shqiperiaqeduam.al

Deri në orën 17:30 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve është aktualisht: 199 (Tiranë – 76; Durrës – 101; Lezhë – 21; Elbasan – 1).

Shumica dërrmuese prej 169 thirrjesh ka qenë për verifikm dëmesh në banesë.

PUNA NË TERREN

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, si në vijim:

  • Bashkia Durrës – 610 Objekte të inspektuara, 237 të pabanueshme, 27 për tu prishur;
  • Bashkia Krujë – 46 Objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;
  • Bashkia Shijak – 45 Objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;

Në rang qarku, 701 objekte të inspektuara

Vazhdon shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve. Deri më sot, ora 18:30, janë prishur 20 objekte të shkatërruara, 8 objekte në qytetin e Thumanës dhe 12 objekte në Durrës.

Grupet e punës në terren:

  • Durrës 22
  • Krujë 6
  • Shijak 6

STREHIMI

FA kanë angazhuar 334 forca dhe rreth 100 mjete për ngritje çadrash e menaxhim kampingjesh, pritje e shpërndarje ndihmash dhe shoqërim të ekipeve të ekspertëve.

SHËRBIMI SHËNDETËSOR

Lidhu me shërbimin shëndetësor për qytetarët e lënduar si pasojë e tërmetit, aktualisht janë 18 pacientë që vijojnë të marrin shërbim në spitalin e Traumës, 3 në spitalin e Durrësit dhe 3 pacientë po marrin një trajtim më të specializuar jashtë vendit. Të gjithë pacientët janë në gjendje të stabilizuar, drejt përmirësimit.

Aktualisht shërbimi është i përqëndruar në qendrat 24-orëshe afër zonave të prekura dhe me ekipet mjekësore në terren në hotele ku janë sistemuar banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit.

6,269 vizita mjekësore për banorët e akomoduar në hotele dhe në QSH 24/7 të ngritura pranë zonave të prekura. 435 të sëmurë kronikë kanë marrë barna.

435 të semurë kronikë të evidentuar në hotele po marrin trajtimin e nevojshëm me barna.

Në pikat e emergjencës vijon vaksinimi kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, për t’i mbrojtur nga viruset stinore.