Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Me vendim të Ministrisë së Arsimit, celulari do të ndalohet të përdoret në institucionet e arsimit nga mësuesit dhe nxënësit. Deputeti demokrat Luçiano Boçi në një reagim në Facebook shkruan se Ministria po luan me celularë, ndërsa mësuesi vijon të përçmohet.
“Mësuesi vazhdon të përçmohet, të denigrohet e keqpërdoret.
As rritje page, as lekë transporti, ndonjëherë as sigurime shëndetësore”, shkruan ndër të tjera Boçi, ndërsa shton më tej se nxënësit vuajnë çmimet e kripura të librave e mjeteve mësimore.
Reagim i i Luçiano Boçit:
MINISTRIA QË LUAN ME CELULAR
Demagogjia me arsimin nuk paska të mbaruar.
Ky fillimviti nuk shenjon asgjë për mësuesit e nxënësit, përjashto ato të klasave I-IV që marrin libra në përdorim, në vend të atyre falas.
Mësuesi vazhdon të përcmohet, të denigrohet e keqpërdoret.
As rritje page, as lekë transporti, ndonjëherë as sigurime shëndetësore.
Nxënësit vuajnë çmimet e kripura të librave e mjeteve mësimore, shkollat e degraduara e të papajisura me elementet e një mësimnxënie normale, orarin katrahurë, shto kalvarin e mbylljes së shkollave.
Ndërsa Ministria e Arsimit ka tash tre muaj që merret vetëm me celularin.
A thua na ishte zbulim!?
Madje në mënyrë groteske bërtet pa vend e kuptim “Je suis Macron”, duke ngatërruar kështu kontekstin francez të gjërave, për shkak të paaftësisë e injorancës.
Sigurisht çdo vendim që merret në mbarëvajtje të procesit mësimor vlen.
Edhe ky i celularëve duket se shërben.
Por vendimi aty ka qenë dhe më parë!
I shkruar në Kodin e etikës dhe rregullat e procesit mësimor.
Po nuk është zbatuar!!!
Nuk është zbatuar se Ministria jonë e arsimit “vdes”për celularin.
Madje me celuar nxorrën tezën e maturës.
Me celular vendosën nota për miqtë e partisë.
Me celular kërcënonin e kërcënojnë për vota mësuesit.
Me celular çfarë nuk kanë bërë e bëjnë.
Tani me celuar do t’i thonë mësuesve mos përdorin celularin!?
Dhe nr. e celularëve të mësuesve i kanë marrë me justifikimin për të komunikuar për procesin mësimor!!!???
Tani i bie që ministria pas orës 16.00 ti fusë një chat me mësuesit për...politikë.
Detyruan dhe mësuesit t’ia merrnin prindërve, po gjoja me justifikimin për të ndarë opinione për mësimin!!!
Por i duan vetëm për fushatën e afërt.
Prandaj e gjithë kjo zhurmë është thjesht një “fortunë në celular”.
Sa për të kapërcyer pragun e fillimit të vitit të rraskapitur shkollor dhe për t’i marrë mendjen miletit me celular.