Flash News

KRYESORE

Ministrja e Drejtësisë Gjonaj: Betimi akt formal, presidenti nuk e bllokon procesin

Ministrja e Drejtësisë Gjonaj: Betimi akt formal, presidenti nuk e

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cilëson betimin te presidenti i Republikës një akt formal. Referuar konfliktit president – parlament sa i përket vakancës në Gjykatën Kushtetuese, ajo u shpreh se kreu i shtetit mund të kalojë në absurditet, e të mos dekretojë as kryeministrin.

“Betimi është një akt formal, solemn. Nuk mundet që një akt solemn e formal të bllokojë procesin. Nuk mund të ndodhë që zyra e Presidentit të thotë se unë nuk iu bëj dot anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Jo, nuk mund ta thuash dot, sepse ia thotë Kushtetuta. Për zonjën Vorpsi, nuk është bërë betimi te noteri, por atje thjesht ka bërë firmën.

Është shprehje e aktit se unë jam gati të marrë detyrën e anëtares të Gjykatës Kushtetuese. Në Ukrainë është bërë që edhe betimi me formë të shkruar mund të cilësohet e ligjshme. Presidenti mund të dalë e thotë se nuk dekretoj as kryeministrin, as qeverinë, por nuk mund ta bëjë, derisa zgjedhja është bërë nga populli”, deklaroi Gjonaj në "Real Story" në News 24.

Të fundit