Flash News

KRYESORE

Modelja e famshme shqiptare është motra e 36-vjeçarit shqiptar që u qëllua për vdekje në sy të familjes

Një burrë është arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e shqiptarit 36-vjeçar, i cili u gjuajt me armë në sy të bashkëshortes dhe fëmijë së tij, në prag të Krishtlindjeve. Flamur Beqiri kishte 4-5 vite që jetonte në Londër dhe ai u qëllua për vdekje në oborrin e shtëpisë së tij. Biznesmeni me origjinë shqiptare kishte shtetësi suedeze ku edhe kishte jetuar para se të zhvendosej në Londër. Sipas mediave britanike dyshohet se ai është marrë më parë në shtetin skandinav me veprimtari kriminale. Është raportuar po ashtu se familja e tij ndodhet në gjendje shoku pas ngjarje së rëndë. Sipas BBC, Flamur Beqiri është vëllai i Misse Beqirit. Misse Beqiri nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Ajo njihet si modelja e famshme kosovare e cila është dhe bashkëshortja e portierit të Manchester United, Anders Lindegaard. Ajo është shumë e komentuar në mediat britanike dhe shpesh herë imazh i kopertinave të tyre.
 
View this post on Instagram
 

My happy place ❄️

A post shared by MISSÉ BEQIRI (@missebeqiri) on

Të fundit