Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
“Mos rrini duke pritur radhën si në thertore ju lutem…”, thirrja e aktivistes Edlira Çepani pas rastit 'Xhisiela'
Aktivistja Edlira Çepani, bashkëshorte e ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani, ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj Xhisiela Malokut.
Në një reagim në Facebook, ajo ngre disa pyetje për “rastin që tronditi sërish jetën” . Teksa iu drejtohet të gjithë, gazetarëve, policëve, grave e burrave të ndershëm..., Çepani bën një thirrje, “Gjeni një mënyrë për të reaguar. Nëse nuk ju pëlqejnë protestat, gjeni një mënyre tjeter...vec mos rrini duke pritur radhen si ne thertore ju lutem...qe nga grate e deri tek burrat!”.
Reagimi i Çepanit:
Shume pyetje ne koke per rastin e ri qe po na trondit jetet serish...
1. A ka dhune te vertetuar ndaj nje vajze? Me sa kuptova ka. Atehere pse nuk ka njeri te arrestuar ende?
2. A ka nje polic qe u ka shkruar strukturave drejtuese me me ç Kryeministrin, Prokuroren, etj? Ka. A ka ndonje pergjigje nga keta?
3. A ka foto te ketij djalit te deputetit me kallashnikov ne rrjetet sociale? Sipas gazetave ka. Atehere pse nuk jane marre masa per armembajtje pa leje?
4. A ka nje ligj qe gruaja qe denoncon dhune me baze gjinore nuk ka te drejte ta ktheje më denoncimin mbrapsht? Ka. Atehere pse u pranua terheqja?
5. A ka perpjekje pafund per te anatemuar viktimen? Per te anatemuar policin? Nese asgje nuk eshte e vertete pse keto perpjekje jane kaq te egra?
6. A ka gazetare ne kete vend qe nuk u hipin avioneve te politikes ne kembim te sulmit te pashpirt ndaj viktimave te pambrojtura? Patjeter qe ka. Atehere lerini ata te merren me kete pune ju lutem..mos u hyni ne hak njerezve te pambrojtur, se jeta e tyre vlen shume me teper se nje rroge ne fund te muajit apo ndonje udhetim qejfi neper bote...
7. A ka gra dhe vajza, por edhe burra dhe djem te ndershem ne pozicione vendimmarrese ne kete vend? Atehere flisni ju lutem! As ju nuk do jeni gjithe jeten te paprekshem, sepse mandati i askujt nuk eshte pafund...neser ky sistem i mbrapshte mund t'ju kthehet juve kunder!
8. A ka njerez me gjak ne kete vend qe u dhimbset vetja, familja, te tjeret? Atehere gjeni nje menyre per te reaguar. Nese nuk ju pelqejne protestat, gjeni nje menyre tjeter...vec mos rrini duke pritur rradhen si ne therrtore ju lutem...qe nga grate e deri tek burrat!