Flash News

KRYESORE

“Mosbesim e polarizim mes partive”, OSBE/ODIHR: Do merren masa për proces zgjedhor transparent

“Mosbesim e polarizim mes partive”, OSBE/ODIHR: Do merren masa

Prezenca e OSBE/ODIHR pritet të sjellë në Shqipëri 250 vëshgues ndërkombëtarë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. OSBE/ODIHR vlerëson se në Shqipëri ka mosbesim e polarizim mes partive, situatë e cila mund të ndikojë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Shumica e bashkëbiseduesve të ODIHR nënvizuan një shkallë të lartë të polarizimit dhe mosbesimit midis tyre, partitë politike dhe politizimi i institucioneve të cilat mund të ndikojnë negativisht në sjelljen e zgjedhjeve.  Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore njoftuan se do të merren të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe për të pranuar rekomandime e vëzhguesve të OSBE.

Zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të zhvillohen pas një vendimi të pashembullt të opozitës në parlament për të hequr dorë nga mandatet e tyre. Më tej, opozita organizoi një seri protestash që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe thirrjen për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Qeveria i hodhi poshtë këto kërkesa. Përplasjet politike në vend pezulluan reforma të rëndësishme, duke përfshirë edhe ate zgjedhore”, thuhet në raportin e OSBE/ODIHR.

Të fundit