Flash News

KRYESORE

Mourinho e ka ndarë mendjen, gati për Premier League

Mourinho e ka ndarë mendjen, gati për Premier League

Jose Mourinho mund të rikthehet në Premier League. Trajneri portugez asnjëherë nuk e fshehur admirimin për kampionatin anglez, madje e ka cilësuar si më të fortin në botë.

Sipas mediave angleze, “The Special One” po e ndjek me kujdes situatën në Tottenham, aty ku trajneri Mauricio Pochettino mund të shkarkohet pas rezultateve aspak bindëse të këtij sezoni futbollistik. Argjentinasi vitin e kaluar arriti finalen e Champions League, por pas gushtit gjërat nuk kanë ecur mirë.

Mourinho është i gatshëm ta marrë drejtimin e skuadrës që në janar dhe drejtuesit e klubit anglez nuk duken kundër, sepse nuk duan të përjetojnë edhe një herë një makth si ai pas humbjes 7-2 ndaj Bayern Munchen-it në Champions League.

56-vjeçari, gjithsesi, e ka edhe një opsion tjetër, Bayern! Pas largimit të Niko Kovac nga bavarezët, edhe pse Hansi Flick mund ta shtyjë qëndrimin si trajner i parë deri në dhjetor, Rummenigge mund të mendojë emrin Mourinho, nëse gjërat ecin keq.

Të fundit