Flash News

KRYESORE

Mourinho insiston për shqiptarin, duhet të paguajë 20 mln euro

Jose Mourinho është i dashuruar pas futbollistit shqiptar Vedat Muriqi. Trajneri portugez po mendon të godasë në janar me afrimin e sulmuesit nga Fenerbahçe. Ai shihet si zëvendësuesi ideal për Harry Kane. Anglezi nuk ka ndonjë lojtar që mund t'i japë luksin të pushojë dhe Mourinho do kosovarin.

Fenerbahçe është dakord ta lëshojë, por pret që skuadra angleze të derdhë 20 milionë euro në arkat e klubit. Shqiptari ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë deri tani, pasi ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 3 asist në 14 ndeshje.

Shtatlarti i ka të gjitha cilësitë për të luajtur në Premier League dhe skuadra angleze mund të surprizojë me afrimin e tij. Muriqi do të hidhte një hap shumë të madh në karrierën e tij, pasi të luash në Premier League për Tottenhamin është sukses i madh.

Të fundit