Flash News

KRYESORE

Mustafaj: Tahiri, një goditje për qeverinë. Dënimi do varet nga fakti se sa hakmarrës do jetë ai ndaj kolegëve

Mustafaj: Tahiri, një goditje për qeverinë. Dënimi do varet

Shkrimtari dhe diplomati Besnik Mustafaj tha se rasti Tahiri është një goditje për qeverinë.

Duke folur në një intervistë për News 24 në lidhje me vendimin që Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të marrë sot ndaj Sajmir Tahirit, Mustafaj tha se dëmi ndaj imazhit të qeverisë është bërë që kur ish ministri i Brendshëm është vënë nën akuzë.

“Goditjen qeveria e ka marrë që kur Tahiri është vënë nën akuzë kombëtare dhe ndërkombëtare. Pavarësisht se nuk ka një vënie në akuzë nga Prokuroria Italiane, i gjithë shtypi botëror e kanë bërë qendër vëmendje.

Në këtë kuptim, dëmi i imazhit që duhej bërë, është bërë. Dënohet shumë apo dënohet pak, kjo nuk ka rëndësi”, tha Mustafaj, duke shtuar se masa e dënimit varet nga fakti se sa hakmarrës do të jetë ai ndaj kolegëve të tij.

Nëse dënohet shumë apo pak ka të bëjë me sjelljen që Tahiri do të mbajë ndaj kolegëve të tij, pra sa hakmarrës do të jetë”, tha Mustafaj.

Të fundit