Flash News

KRYESORE

‘Ndër situatat më të vështira’, shefja e Infektivit: Kam njoftuar të gjithë familjarët e viktimave të Covid

‘Ndër situatat më të vështira’, shefja e

Najada Çomo, shefe e Spitalit Infektiv, në emisionin Open ka treguar sfidat me të cilat është përballur lidhur me situatën e pandemisë në vend.

Në intervistën për Eni Vasilin, Çomo tregoi se ka qenë personi që ka njoftuar të gjithë familjarët e viktimave të Covid-19 që kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv, duke e cilësuar si çastin më të keq.

“Unë kam qenë personi që kam informuar të gjithë familjarët për humbjen e njerëzve të tyre të afërt. Ka qenë gjëja më e vështirë që kam bërë. Të flasësh me një person që nuk e njeh dhe ti thuash për ndarjen nga jeta për familjarin e tij, është ndër situatat më të vështira përpos gjërave të tjera. Shumë herë kam derdhur lot me kolegët për humbjen e jetëve të këtyre personave”, tha Çomo.

Ajo tregoi se viktimat i kanë lënë asaj amanetet për familjarët e tyre, por preferoi të mos i tregojë në studio për hir të familjarëve të tyre.

Të fundit