Flash News

NDËRKOMBËTARE

Papa Françesku vaksinohet kundër Covid-19

Papa Françesku vaksinohet kundër Covid-19

Papa Françesku mori ditën e sotme dozën e parë të vaksinës anti-Covid, sipas zëdhënëst të Vatikanit, Matteo Bruni.

Në një deklaratë për shtyp, Bruni konfirmoi që brenda programit të vaksinave të Vatikanit, doza e parë e vaksinës Covid-19 i është injektuar Papa Françeskut.
Selia e Shenjtë ka konfirmuar 27 raste me koronavirus, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Papa, 84-vjeçar në mesazhin e tij të fundit për Krishtlindje tha se vaksinat e koronavirusit duhet të jenë në dispozicion për të gjithë, edhe për vendet e varfra.

Të fundit