Flash News

KRYESORE

Ndihmat për tërmetet, Maqedonia e Veriut dhuron 100 mijë euro

Ndihmat për tërmetet, Maqedonia e Veriut dhuron 100 mijë euro

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do japë një shumë prej 6 milionë denarëve ose 100 mijë euro si ndihmë fillestare për Shqipërinë pas tërmetit tragjik.

Qeveria e mori vendimin gjatë mbledhjes së sotme. Po ashtu u njoftua se një ekip prej rreth 30 personave do të dërgohen në Shqipëri për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit dhe të  ndihmës së parë në zonat e prekura.

Deri tani raportohet se numri i viktimave është 18.

Të fundit