Flash News

KRYESORE

Ndryshime në moment të fundit, shtyhet koncerti i Capital T

Ndryshime në moment të fundit, shtyhet koncerti i Capital T
Mezi po prisnin të gjithë fansat e tij për koncertin madhështor që do zhvillohej nesër në sheshin "Nënë Tereza", mirëpo, ka ndodhur disa ndryshime në moment të fundit. Koncerti madhështor i Capital T që do mbahej nesër në darkë është shtyrë me një ditë. Stafi që po merrej me organizimin e koncertit ka marrë një njoftim nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, i cili ka treguar se dita e nesërme parashikohet të ketë reshje të dendura shiu. Ndonëse çdo gjë ishte gati duke filluar nga skena, këngët, koreografitë dhe gjithçka tjetër, koncerti do të mbahet një ditë me vonesë. Capital T ka njoftuar se koncerti “Time Capsule” do të mbahet më 20 shtator. "Siç edhe e keni pa krejt osht gati në sheshin Nene Tereza. Mirepo per shkak te motit i cili parashikon shi pergjate gjithe dites se neserme, Time Capsule mbahet nje dite ma vone, 20 shtator, i njejti ven, e njejta ore. Sigurisht krejt biletat e shituna jane te rregullta pavarsisht dates. Ju falenderoj shume per mirekuptimin e shpresoj qe nuk ju kemi shkaktu asnje pengese. Per cdo send lidhun me ket ceshtje shkruani ne [email protected] e dikush ju pergjigjet menjehere. Shihemi pasneser!!"- shkruan Capital T në postimin e tij në Instagram.

Të fundit