
Flash News
Aksident te "Shkalla e Tujanit", kamioni përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi
By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur

Fitim Zekthi
Për herë të parë, vijueshëm dhe bindshëm, në gati pesë vite Partia Demokratike po dominon termat e debatit publik në vend duke e shtyrë shumicën qeverisë të kryeministrit Rama në një cep kaotik nga i cili prodhohen përgjigje pa argument dhe nervoze. Megjithatë kjo, edhe pse e rëndësishme në rrafshin partiak, dmth sa i takon PD-së, nuk ka kurrfarë rëndësie krahasuar me thelbin e vërtetë të kësaj që po ndodh. Me kërkesën për vetting të politikanëve për të larguar nga politika njerëzit e lidhur me krimin dhe ata që nuk justifikojnë pasuritë dhe, sidomos me propozimin që të bëhet një vetting i imtësishëm i mënyrës se si qeveria ka dhënë lejet konçesionare, ka zhvilluar tendera, i mënyrës se si disa biznese të mëdha kanë përfitur të gjitha këto leje dhe tendera, ajo ka ndyshguar paradigmatikisht jo vetëm diskurin politik të vendit dhe jo vetëm termat e debatit public, por edhe gjithë qasjen ndaj politikës.
Tashmë vendi ka një parti politike, opozita e vendit, që nuk e sheh më situatën të zgjidhshme me qasjen tradicionale, që nuk e sheh më daljen nga kriza thjesht nëpërmjet politikave fiskale dhe forcimit të zbatimit të ligjit, por nëpërmjet një ndryshimi thelbësor të strukturës së deritanishme të zgjidhjeve. Partia Demokratike kërkon që në verifikim të merren të gjitha lejet që dyshohen si abusive, të cilat kapin një vlerë prej 2,2 miliardë dollarësh dhe që janë marrë nga një grup i ngushtë biznesi të cilin Partia Demokratike e sheh të lidhur ngushtë me qeverinë. Partia Demokratike kërkon që kompanitë të kenë përgjegjësinë të provojnë vetë ligjshmërinë e lejes, të aktivitetit, të të ardhurave etj., dhe në rast se nuk mundin ato do të përballen me sekuestrim të pasurisë.
Sa i takon zyrtarëve qeveritarë, edhe ata do të duhet të përballen me verifikime të imtësishme. Pak a shumë ai lloj kontrolli apo vettingu që po u bëhet gjyqtarëve dhe prokurorëve do të duhet të bëhet për kompanitë dhe tenderat.
Ky është ndryshim i thellë dhe paradigmatik sepse deri më tani, që prej 1992-it, asnjë opozitë dhe asnjë parti nuk ka propozuar verifikime të tilla ku barra e provës i takon biznesit dhe atij që dyshohet si abuzues, ky është ndryshim i thellë dhe paradigmatik sepse asnjëherë një parti nuk ka folur me emra konkretë për biznesmenë që dyshohet se janë pjesë e një lidhjeje korruptive me qeverinë dhe që kanë marrë peng qeverisjen, ky është ndyshim i thellë sepse kërkon që pasuritë apo paraja publike e atyre bizneseve që rezultojnë të kenë marrë leje të padrejta apo përmes një procesi të padrejtë do t’u kthehet qytetarëve. Ky është ndryshim i thellë dhe paradigmatik sepse mbyll çdo disktutim dhe shuan çdo frikë se PD nesër në pushtet do të qeverisë duke bashkëpunuar me këtë grup biznesi që po qevetis PS, duke e bërë të lëngojë edhe më rëndë vendi dhe njerëzit.
Sigurisht që qeveria dhe kryeministri Rama nuk mund t’i pranojnë këto propozime. Ai do të flasë për propozime që bëhen nga “frika për reformën në drejtësi” apo për propozime që bëhen nga “një parti në krizë”. Dihet që këto nuk janë argumente dhe tregojnë vetëm cepin kaotik ku hyrë qeveria.
Ajo që duhet thënë është se kjo nismë e PD-së ndonëse në dukje populiste apo ndonëse në dukje jakobine apo e majtë është edhe një rikthim i fortë i PD-së në pozita të së djathtës. Së pari nga një pikëpamje e djathtë, politika nuk duhet të merret me individë të shoqërisë, me njerëz që nuk kanë përgjegjësi politike qofshin këta mësues, inxhinierë, oficerë apo biznesmenë. Politika dhe politikanët merren vetëm me politikë dhe vetëm me politikanët. E majta duke qenë revanshiste, revolucionare, që kërkon të përmbysë dhe ndërtojë një ‘botë të re’ nuk e ka problem të sulmojë këdo, qoftë ai student, gazetar, biznesmen etj. A është atëherë i majtë apo jakobin sulmi që i bën PD me emra konkrete disa bizneseve duke i quajtur të lidhura në mënyrë korruptive me qeverinë? Asnjëri nga këta biznesmenë nuk ka ruajtur përkorësinë dhe diskrecionin e një biznesmeni duke zhvilluar biznes të ndershëm dhe duke mos u përzier në politikë apo në çështje të tjera. Biznesmeni që mori me konçesion rrugën e Arbrit mbajti një fjalim në krah të kryeminstrit dhe tha: “I premtoj popullit se do ta ndërtojmë para afatit këtë vepër…” Ai foli me tone më propagandistike se sa ministri Gjiknuri që ishte në krah të tij. Biznesi i konçesioneve të check up-it apo biznesi i inceneratorëve, jo vetëm kanë dalë në mbrojtje të qeverisë, por edhe kanë sulmuar edhe opozitën që flet për konçesione të dyshimta. Edhje biznesmenë të tjerë janë të përfshirë fuqimisht në politikë dhe e ndikojnë atë duke mbajtur anën e qeverisë në mënyra të ndryshme, që nga finacimet dhe propaganda e deri te fjalimet publike në krah të ministrave. Në këto kushte Basha dhe PD nuk kanë bërë asgjë të majtë, përkundrazi thjesht kanë sulmuar një të keqe.
E djathta e sheh botën si një sprovë, si një përplasje të së mirës me të keqen dhe të qëndrosh përballë të keqes ëshë detyrë. Metafora themelore e të djathtës është “Forcë morale” ndryshe nga e majta që për metaforë themelore ka “Kujdestarin”. E djathta nuk kërkon që nxënësit në shkolla të përdorin prezervativë në mënyrë që të mos mbesin shtatzënë apo marrin SIDA-n, por është kundër seksit në atë moshë. Ajo nuk i ndihmon duke iu thënë përdorini preservative, por iu kërkon të dalin mbi epshin. E djathta nuk i “ndihmon” përdoruesit e drogës duke iu dhënë shiringa të pastra, por kërkon që të mos përdorin drogë dhe lufton kundër përdorimit të drogës. Në këtë kuptim të kërkosh vetting ndaj një grupi politikanësh në qeveri dhe një grupi biznesmenësh që dyshohet se kanë marrë në mënyrë të padrejtë leje dhe para publike nuk është majtizëm. Të kërkosh që abuzuesit të kthejnë pasuritë e paligjshme apo fitimet nga lejet e padrejta nuk është zhvatje komuniste, por respekt për dinjitetin e atyre që iu është vjedhur kjo pasuri dhe drejtësi. Këto masa PD nuk i propozon si zgjidhje në vetvete për varfërinë apo papunësinë. Varfëria nuk do të luftohet me marrjen e pasurisë biznesmenëve dhe as vendet e punës nuk do të hapen me paratë e sekuestrimeve (sado ta ndihmojnë ato buxhetin e shtetit).
Drejtësia është koncepti bazë mbi të cilin ngrihet e djathta, ndryshe nga e majta e cila ngrihet mbi konceptin e barazisë. Nisur nga drejtësia e djathta kërkon që gjithkush të marrë hakun, gjithkush të garojë lirisht pa pengesa korrupsioni apo mbështetjesh klienteleiste. Ndërsa e majta nisur nga barazia justifikon çdo gjë, edhe rrëmbimin e pronës të pasurve me taksa apo shpronësime, edhe krijimin e një klime që pengon më të zotët të dalin të parët apo të fitojnë më shumë. Ligji i propzuar nga PD-ja nuk synon të sjellë barazinë në Shqipëri, por të prodhojë drejtësi duke kthyer pas vjedhjen dhe duke krijuar një klimë gare dhe konkurence në ekonomi.
Një tjetër aspekt qartësisht i djathtë i ligjit të PD-së është edhe premisa filozofike e këtij ligji. Për të djathtën një ligj bëhet apo miratohet për të treguar se si duhet të jetë një gjendje. Për të majtën një ligj bëhet për të rregulluar një gjendje ekzistuese. Kësisoj e djathta nuk bën ligje që të rregullojë psh një gjendje si shfaqja e kërkesave për martesa homoseksuale, ose lejimi i abortit etj. E majta i bën sespe ajo nën perspektivën e ndërtimit të një “bote të re” ka nevojë të bëjë ligje për të rregulluar dhe prodhuar këtë botë. Kështu, ndonëse ligji i propozuar nga PD duket sikur kërkon të rregullojë një gjendje, në të vërtetë është një ligj që kërkon të tregojë se si duhet të jetë një gjendje. Ai kërkon të tregojë se duhet të ketë drejtësi, duhet të mos ketë vjedhje të parasë së publikut, duhet të garë në koncesione, duhet të ndëshkohet ai që vjedh etj. Çdo keqkuptim mbi propozimin e PD-së, gjoja si propozim populist, revolucionar, majtist, kundër biznesit është vetëm keqkuptim ose rrëfenjë e qeverisë nga cepi kaotik ku ka hyrë.
Për ta mund të jetë lajm i keq ngulja e PD-së në pozicione kaq të djathta.
Të fundit



Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave
1 Korrik 2025, 18:58
Vajza e Donald Trump i thotë 'mirupafshim' qershorit me foto nga Vlora
1 Korrik 2025, 18:48
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
1 Korrik 2025, 18:27
Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin
1 Korrik 2025, 18:15
Në anën e shqiptarëve apo të imazhit personal, si e përdori Rama debatin me Farage
1 Korrik 2025, 18:01
U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar
1 Korrik 2025, 17:43
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
1 Korrik 2025, 17:19
Rekordet e temperaturave të qershorit, Italia kufizon punën në ambientet e jashtme
1 Korrik 2025, 17:03

Njihuni me Kozeta Milikun, u shpall një nga pesë shkencëtaret më të mirë në Kanada
1 Korrik 2025, 16:32
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet "piromani" në Vlorë (EMRI)
1 Korrik 2025, 16:29

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër
1 Korrik 2025, 16:09
Dhimbja e kokës nga vapa/ Shkaqet, simptomat dhe masat që duhet të merrni
1 Korrik 2025, 16:01
OKB: Bota duhet të mësohet të jetojë me valët e të nxehtit
1 Korrik 2025, 15:54
Evakuohen nga Irani 5 shqiptarë, 2 prindër dhe 3 fëmijë mbërrijnë në territorin tonë
1 Korrik 2025, 15:45
Përplasen tre makina në Tiranë, njëra prej tyre përfshihet nga flakët
1 Korrik 2025, 15:38

Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare!
1 Korrik 2025, 15:19
Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë
1 Korrik 2025, 15:11
Kujdes me ilaçet: Disa prej tyre mund të dëmtojnë jetën tuaj s*ksuale
1 Korrik 2025, 15:00

‘Plumbi i Artë’/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit
1 Korrik 2025, 14:44
BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro
1 Korrik 2025, 14:40
A duhet të konsumojmë shumë ujë? Habisin ekspertët: Rrezikoni hiponatremi
1 Korrik 2025, 14:30
Trafikoi 1 ton d*ogë drejt Barit, arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit
1 Korrik 2025, 14:21


Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje
1 Korrik 2025, 13:41
Temperaturat përvëluese në Francë mbyllin Kullën Eiffel
1 Korrik 2025, 13:29
Mediu: Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, kërcënim për sigurinë Evropiane
1 Korrik 2025, 13:20
Shqipëria zbret në indeksin global: Më pak e qetë, më shumë e pasigurt
1 Korrik 2025, 13:09
Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen
1 Korrik 2025, 13:03
Ngërçi politik/ Memli Krasniqi konfimon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani
1 Korrik 2025, 12:53
Këlliçi: Në shtator vendoset aksioni i opozitës
1 Korrik 2025, 12:48
Katër këshilla për të përballuar valën e të nxehtit
1 Korrik 2025, 12:38
Makina përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike
1 Korrik 2025, 12:27
Autorë të 9 grabitjeve, arrestohen Erjon Sopoti dhe Abdullah Zyberi
1 Korrik 2025, 12:15

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçari i vënë në pranga në Fier
1 Korrik 2025, 11:50
Dështon për herë të 40-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
1 Korrik 2025, 11:40
Kërkon pafajësinë, shtyhet për 11 korrik seanca për Vangjush Dakon
1 Korrik 2025, 11:34



BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
1 Korrik 2025, 10:50
E rëndë në Fier! Babai abuzon se*sualisht me vajzën e tij të mitur
1 Korrik 2025, 10:32
Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
1 Korrik 2025, 10:25


Furnizonin ‘spaçatorët’ me d*ogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë
1 Korrik 2025, 09:54
“Përvëlohet” Europa, sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
1 Korrik 2025, 09:48
Tragjike në Angli, pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja
1 Korrik 2025, 09:35

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?
1 Korrik 2025, 09:13
Dosja “Partizani”, Xama: Mjaft e dobët dhe pa fakte!
1 Korrik 2025, 09:04

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
1 Korrik 2025, 08:35
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
1 Korrik 2025, 08:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
1 Korrik 2025, 08:08
I nxehtë përvëlues, temperatuat arrijnë në 40°C
1 Korrik 2025, 07:57
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2025, 07:42
Rinumërimi pas 11 majit, Braho: Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash
30 Qershor 2025, 22:54
Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40

